Suarez nuk harron të shënoj Supergola (VIDEO)

Luis Suarez ka shënuar edhe golin e tretë në elitën e futbollit në Uruguai.
35-vjeçari shënoi të dielën mbrëma, në derbin mes dy skuadrave më të suksesshme atje, Nacional dhe Penarol.
Nacional e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:1, teksa Suarez ishte autor i golit të dytë.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit e Barcelonës shënoi në minutën e 53-të.
Suarez shënoi një gol të bukur nga distanca, me goditjen e tij të fuqishme që e la pa gjasa portierin kundërshtar pa gjasa për ta mbrojtur.