09:18 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Suarezi s’ ka shënuar gol si mysafir në Ligë të Kampionëve, që nga viti 2015

Fushata e Barcelonës në Ligë të Kampionëve nuk nisi më së miri pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Dortmundit në udhëtim.

Kampionët e Spanjës barazuan pa gola, por blaugranët ishin shumë me fat që rrëmbyen një pikë.

Marco Reusi humbi një penallti në pjesën e dytë, ndërsa i njejti humbi edhe disa raste të qind per qindta gjatë 90 minutave, shkruan Indeksonline.

Julian Brandti gjithashtu goditi traversën, ndërsa Barcelona krijoi shumë pak raste. Messi u inkuadrua në pjesën e dytë, por nuk arriti të linte gjurmë, ndërsa ajo çfarë bie në sy është rekordi i keq i Luis Suarezit.

Uruguaiani është padyshim ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe një makineri golash, por ka dështuar të shënojë në 19 ndeshjet e Champions League-s si mysafir, me golin e fundit të shënuar ndaj Apoel Nicosia në shtator të 2015./Indeksonline/