Suarez nuk transferohet te River Plate

Ish Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez nuk do të transferohet te skuadra e River Plates.
Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti uruguaian, transmeton Indeksonline.
Eliminimi i skuadrës argjentinase nga Copa Libertadores është arsyeja pse Suarez nuk do të nënshkruajë për River Plate.
“Isha shumë i emocionuar për mundësinë që të shkoja në River për të luftuar për Copa Libertadores. Ishte një ëndërr e imja të fitoja një kupë në Amerikën e Jugut. Ndërsa River u eliminua, kjo mundësi ra,” tha ai në një intervistë. me Ovación.
Suarez është lojtar i lirë dhe ende nuk dihet se për cilën skuadër do të luaj në sezonin e ardhsehem./Indeksonline/