Suarez: Rezultatet tregojnë më të mirin
Luis Suarez ka qenë heroi i Barcelonës në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Spanjës.
Ai shënoi dy gola në fitoren 0-3 të skuadrës së tij në “Santiago Bernabeu”, shkruan Indeksonline.
Sulmuesi ka thënë se po jep maksimumin dhe rezultatet tregojnë se Barca është skuadra më e fortë.
“Unë bashkëjetoj me kritikat dhe komplimentet. Jam i qetë, jap gjithmonë maksimumin në fushë dhe kam mbështetjen e skuadrës”, ka thënë Suarez në përfundim të ndeshjes.
“E dinim se do të kishim më shumë hapësira po të shënonim një gol dhe kështu ka ndodhur. Rezultatet tona mund t’i shohin të gjithë. Kemi 5/6 vite që arrijmë në finale”. /IndeksOnline/