75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / A. M.

Subvencionet/ Fermerët me kërkesa konkrete ndaj ministrit Faton Peci!

Dhjetëra fermerë nga e gjithë Kosova, kanë kërkuar një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për të diskutuar rreth kritereve rreth subvencioneve.

Mirëpo, kërkesat e bujqve nuk u arritën të shpalosen pasi që ministri Peci ishte jashtë Kosovës, respektivisht në mbledhjen e dy qeverive në Maqedoninë Veriore.

Kryetar i Federatës Sindikalëve të Bujqve, Tahir Tahiri, theksoi se kërkesa numër një për sivjet për afatin e aplikimeve është që me anulu pasi që 80 deri 90% të bujqve po ndëshkohen, shkruan Indeksonline

“Me punu me kritere të vjetra, me verifiku dhe mos me lëshu pe askund. E dimë që edhe bujqit bëjnë keqpërdorime, por i kanë bërë në bashkëpunim me ish-zyrtarët që janë të arrestuar.

Ne shpresojmë që tash e tutje nuk kanë me has në mirëkuptim matrapazët që e dimë edhe ne që në mesin e bujqve ka shumë matrapazë. Buxheti i shtetit të Kosovës e kanë marrë pa merita dhe pa mundë shumë bujq.  Edhe atëherë e kemi ngritë zërin dhe kemi qenë të indinjuar”, është shprehur ai.

Ai theksoi se kërkesat e tyre janë të shumta, mirëpo kur të ulen me ministrin do t’i bëjmë publike.

“Nëse ministri nuk na pranon në bisedime dhe nëse në ato bisedime nuk na i merr parasysh kërkesat tona, atëherë ne do të organizojmë protestë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa,  Elmi Qupeva, përfaqësues i një grupi të fermerëve deklaroi se kanë dorëzuar peticione rreth subvencioneve të grurit.

“Kërkesat tona kanë qenë shumë të qarta. Janë të pa implementueshme prej 80%  të fermerëve të Kosovës”, është shprehur ai. /Indeksonline/