Subvencionimet e MAShTI-së për maturantët në TI, nismës i bashkangjitën edhe qytetarët

Kanë kaluar katër ditë që kur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallë konkurs për subvencionim të maturantëve për ndjekjen e kurseve të teknologjisë informative.
Në bazë të këtij subvencionimi, 2000 maturantë do të përfitojnë kupon në vlerë prej 600 eurosh, ku 300 prej tyre do të shfrytëzohen për shpenzime direkte, 200 për shpenzime direkte dhe 100 si shpërblim për certifikim.
Kësaj nisme i është bashkangjitur edhe arkitekti sipërmarrës Arbër Rogova.
Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të ofrojë trajnimet dhe certifikimin falas një maturanti që do të aplikojë në këtë skemë, por që nuk do të përzgjedhet.
Ai ka siguruar këtë subvencionim për një maturant banor të komunës së Suharekës.
“Rekomandimi për këtë maturant, duhet të vjen nga Komuna e Suharekës Bali Muharremaj. Ta sfidojmë përzgjdhjen dhe kriteret!”, ka shkruar ai.
Rogova madje ka ftuar të gjithë kolegët e tij në fushën e Teknologjisë Informative të zgjedhin nga një maturant që mbetet jashtë skemës së subvencionimit.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Po i bashkohem kësaj iniciative të Qeverisë për një (1) maturant!
Trajnimet do t’ja ofroj falas (nga vet unë) si dhe Çertifikimin do t’ja paguaj (une vetë), nese dështojmë, dështojmë te dy së bashku!
Maturanti duhet të jetë residentë në komunën e Suharekës dhe i/e cili/a ka aplikuar në këtë skemë perfituese, por që NUK është përzgjedhur në këtë skemë!
Rekomandimi për këtë maturant, duhet të vjen nga Komuna e Suharekës Bali Muharremaj. Ta sfidojmë përzgjdhjen dhe kriteret!
Shtesë: Po i sfidojë gjithashtu edhe kolegët e mi (në sektorin e TI-ve), që ta perzgjedhin nga një Maturant, që mbesin jasht kësaj skeme financuese, që ti hyjmë garës deri në çertifikim! Let’s Do It!
Afati i fundit për aplikim për këtë subvencion është data 30 nëntor.