12:08 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / Gj. Sh

Suedia e Asllanit fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës

Kombëtarja e Suedisë ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës për femra.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Suedia mposhti kombëtaren e Australisë me rezultat 2-0, e cila ishte nikoqire e Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.

Fridolina Rolfo shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 30-të, pasi u tregua e sakt nga penalltia. Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Golin e dytë e shënoi futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani në minutën e 62-të.

Kjo është hera e katërt që Suedia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës për femra./IndeksOnline/