75 Mall Live Search
17:23 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

“Suedia është favoriti”, Franco Foda para ndeshjes: Do bëjmë çmos për të fituar

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Suedisë në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Foda tha se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen në “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline.

“Suedia ka shumë lojtarë të mirë dhe të fuqishëm – sidomos në sulm. Do t’i shikojmë të gjitha skenaret e mundshme. Është e qartë se Suedia është favorite. Por ne duhet të bëjmë një paraqitje tjetër, jo sikur ndaj Zvicrës. Do bëjmë çmos për të fituar këtë ndeshje”, deklaroi Foda.

Trajneri foli rreth ngecjeve që pati ekipi në udhëtim te Zvicra, duke theksuar jo-precizitetin në pasime.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Kosova e pësoi thellë ndaj Zvicrës në Bazel me shifrat 4:0./Indeksonline/