01:03 / E Diele, 14 Maj 2023 / MSH

Suedia fiton Eurovisionin

Suedia është shpallur fituese e garës së muzikës, Eurovision.

Suedia u përfaqësua nga Loreen, me këngën “Tattoo”.

Ajo zuri vendin e parë me 583 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Izraeli.

Loreen edhe më parë ka fituar po të njëjtën garë, më saktësisht në vitin 2012, me këngën Euphoria.