75 Mall Live Search
21:03 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / Gj Sh

Suedia gjen trajnerin e ri, Graham Potter pasardhës i Tomansson

Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomansson, Suedia ka gjetur trajnerin e ri.

Raportohet se pasardhës i tij do të jetë tekniku anglez, Graham Potter, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Federata e Futbollit të Suedisë ka pasur bisedime me Potter, ku ka afrime mes tyre.

Potter tha se ai është i hapur ndaj kësaj mundësie pasi puna si trajner kryesor i kombëtares suedeze është fantastike.

Kujtojmë që Jon Dahl Tomansson u shkarkua nga posti i trajnerit të Suedisë, pas humbjes me Kosovën më 12 tetor./IndeksOnline/