23:00 / E Premte, 06 Tetor 2023 / MSH

Suedia kusht për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë: Vetëm pas pranimit në NATO

Suedia po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë por jo derisa të pranohet në NATO.

Qeveria suedeze njoftoi një raund të 14-të të ndihmës për Kievin dhe paraqiti mundësinë që ajo të mund të transferonte avionët e saj luftarakë Gripen për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.

Ministri suedez i mbrojtjes Paul Jonson tha se politikanët po vlerësojnë “kushtet në të cilat Suedia mund të kontribuojë në fushën e avionëve luftarakë”.

“Ne mund ta bëjmë këtë duke zgjeruar pjesëmarrjen tonë në koalicionin F-16 ose duke dhuruar ose eksportuar sistemin Gripen,” tha ai.

“Ne gjithashtu deklaruam se një kusht i detyrueshëm për sigurimin e avionëve luftarakë është që Suedia të jetë aleate e NATO-s dhe ne patëm një dialog me ukrainasit dhe ata shprehën mirëkuptimin e tyre për këtë,” tha Jonson.