Suedia, largon kufizimet për Covid-19

Sot, qeveria dhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik njoftuan se nga 9 shkurti pandemia e koronavirusit i takon së kaluarës.
Sot kryeministrja Magdalena Andersson në një konferencë për shtyp njoftoi se ”Qeveria heq pothuajse të gjitha kufizimet”.
“Pandemia është ndoshta sprova më e madhe që ka kaluar Suedia që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë kryeministrja Magdalena Andersson.
Gazetari Astrit Gashi që jeton prej kohësh në këtë vend ka thënë për IndeksOnline se arsyeja e heqjes së masave është përqindja e të vaksinuarve që është rritur dhe se situata në shëndetësi vlerësohet të jetë e qëndrueshme.
Nga ana tjetër, mbahen këshillat e përgjithshme, se duhet te kujdesemi për shëndetin publik. Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi dhe se të pavaksinuarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.
Suedia ndjek Danimarkën dhe Norvegjinë, të cilat së fundmi kanë larguar të gjitha kufizimet./IndeksOnline/