16:25 / E Diele, 26 Maj 2024 / AR

Suedia lejon Ukrainën të përdor armët e saja në luftë me Rusinë

Teksa Ukraina lufton për të penguar ofensivën e Rusisë rreth Kharkivit, debati rreth kufizimeve në përdorimin e armëve të dhuruara nga vendet e NATO-s vazhdon.

SHBA po vihet nën presion për të hequr ndalesën Ukrainës që të përdorë armët e saj për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Presidenti Joe Biden Këshilli i Evropës kanë qenë të shqetësuar se lejimi i Ukrainës për ta bërë këtë do të shihej si përshkallëzim nga Moska.

Ukraina u detyrua të shikonte teksa trupat ruse grumbulloheshin përtej kufirit pranë Kharkiv, në pamundësi për të sjellë armatimin e saj të plotë.

Suedia ka konfirmuar se Ukraina mund të përdorë armët e saj kundër objektivave në Rusi.

Ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson, i tha gazetës suedeze “Hallandsposten” se asnjë rregull i tillë nuk zbatohej për armët e vendit të tij.

Ai tha: “Ukraina është e ekspozuar ndaj një lufte agresioni të paprovokuar dhe të paligjshme nga Rusia”.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtë të mbrohet me anë të armiqësive që synojnë territorin e kundërshtarit për sa kohë që armiqësitë janë në përputhje me ligjet e luftës”.

“Suedia qëndron prapa ligjit ndërkombëtar dhe të drejtës së Ukrainës për të mbrojtur veten”, shkruan Skynews.