75 Mall Live Search
13:34 / E Hënë, 11 Mars 2024 / S Z

Suedia pranohet në NATO, i pranishëm edhe një përfaqësues nga Kosova

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka qenë i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Suedisë në selinë qendrore të NATO-s.

Zemaj ka thënë se është nder i madh të jesh pjesë e një dite të tillë historike. Ndërsa ka pohuar se beson fuqishëm që me pëkushtimin e përbashkët me aleatët dhe flamuri i Kosovës së shpejti të valojë në këtë vend.  

“Nder i madh të jeshë pjesë e një dite historike dhe një momenti të mrekullueshëm në #NATO, sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Suedisë selinë qendrore të NATO-s.  Vendi mik Suedia është shteti i 32-të Aleat në NATO, me më ketë edhe shteti i 28-të anëtar i NATO-s që ka njohur dhe mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës. Ne besojmë fuqishëm dhe jemi të përkushtuar së bashku me aleatët dhe partnerët që të ecim përpara që një ditë së shpejti në këtë rreth të valojë flamuri i Republikës së Kosovës”,  ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ndërsa ka bërë të ditur se gjatë kësaj ceremonia, ai ka takuar dhe Ministrine  jashtëm të Suedisë Tobias Billstrom, të cilin e ka falenderuar për përkushtimin dhe mbështetjen për Kosovën.

“Sot në margjinat e ceremonisë së ngritjes së flamurit të Suedisë në NATO, pata nderin të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, z. Tobias Billström, të cilin e urova në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës për këtë të arritur historike! Po ashtu e falënderova posaçërisht për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe Misionit të Përhershëm të Suedisë në NATO për vendin tonë”, ka shkruar Zemaj.

.