Suedia publikon listën për ndeshjen me Kosovën

Gjatë këtij muaji do të zhvillohen ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit 2026.
Dhe gjatë ditës së sotme, Suedia ka publikuar listën për dy ndeshjet me Zvicrën dhe Kosovën.
Lista për herë të parë nuk do të ketë në përbërje portierin Robin Olsen, i cili dje u pensionua nga kjo kombëtare pas prishjes së raporteve me selektorin, Jon Dahl Tomasson.
Kujtojmë se Suedia, luan ndeshjen me Zvicrën më 10 tetor dhe me Kosovën pas 3 ditësh./IndeksOnline/