75 Mall Live Search
13:26 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / G T

Suedia publikon listën për ndeshjet miqësore, ftohet edhe një shqiptar

Kombëtarja e Suedisë ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që i zhvillon gjatë muajit të ardhshëm (qershor).

Në këtë listë bën pjesë edhe emri i një lojtari shqiptar, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Besfort Zeneli, i cili muaj më parë ndërroi kombësinë nga Kosova në Suedi.

Suedia me trajnerin, Jon Dahl Tomasson do të luajë ndaj Hungarisë më 6 qershor dhe më 10 qershor ndaj Algjerisë./Indeksonline/

Image