Suedia shet 22 mijë bileta për ndeshjen ndaj Kosovës vetëm për tri orë

Kosova do të luajë në Suedi me datën 9 tetor në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit të ardhshëm.
Por, për këtë ndeshje, kombëtarja e Suedisë ka njoftuar se ka shitur rreth 22 mijë bileta për vetëm 3 ore, transmeton Indeksonline.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kombëtarja suedeze ka bërë të ditur se 21834 bileta janë shitur në tri orët e para që kane dalur në treg.
Kosova e kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Suedisë në Fadil Vokrri me rezultat 0-3. /Indeksonline/