11:54 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Suhareka angazhon psikologë e sociologë, për të parandaluar panikun nga koronavirusi

Bali Muharremaj ka njoftuar se Komuna e Suharekës do të angazhojë psikologë e sociologë për të parandaluar panikën nga koronavirusi.

Ky është shembulli i parë i tillë në një komunë kosovare. Për këtë, do të krijohet platforma online.

“Do të angazhojmë grupin e psikologëve dhe sociologëve në Komunën e Suharekës, me qëllim të parandalimit të panikut si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Brenda pak ditësh do të krijohet platforma online, e cila do të respektojë privatësinë, ligjet në fuqi dhe do të jet zyrtare nga ana e Komunës së Suharekës.

Misioni i grupit do të ketë theksim të veçantë, parandalimin e panikut tek qytetarët e Komunës së Suharekës, si pasojë e shkaktuar nga Covid-19, i cili komunikimin do ta zbatoj vetëm përmes thirrjeve telefonike dhe formave tjera elektronike.

  • Ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe pranimi në qetësi për situatën e krijuar;
  • Largimi i shqetësimeve dhe frikës së tepërt, të krijuar edhe nga burimet jo relevante;

-Të ju ofrojmë me këshilla profesionale, se si qytetarët e Komunës së Suharekës të bëjnë jetën në izolim më cilësore;

-Të përcjellim mesazhet dhe rekomandimet e institucioneve relevante, që janë përgjegjëse për menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19;

-Parandalimi i pasojave në shëndetin psikologjik dhe social, që mund të shkaktohet nga situata e krijuar nga Covid-19

-Nxitja e kreativitetit dhe ideve të ndryshme tek qytetarët, për ta bërë sa më të lehtë të kalimin e kohës në vetëizolim.

Janë këto disa prej qëllimeve, të cilat janë në plotësim e sipër e që do të mirren rekomandime dhe këshilla shtesë.

Në njoftim e radhës do ta keni më saktë dhe në detaje, se si do të fuksionoj komunikimi mes plikologëve-sociologëve dhe qytetarëve në Komunën e Suharekës” shkruan Muharremaj në njoftim.