75 Mall Live Search
14:51 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / L A

Suhareka barazon në fund ndaj Gjilanit, në Drenas pa gola

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 22-të në Albi Mall Superliga.

Suhareka, shkon në pushimin e pjesës së parë me barazim 1-1 ndaj Gjilanit, ndërsa po ashtu u mbyll baraz edhe ndeshja mes Feronikelit’74 dhe Dukagjinit me rezultat 0-0.

Golin e parë e realizoi Gjilani me anë të Jarovic i cili realizoi nga penalltia në minutën e 42-të, ndërsa për Suharekën barazoi Endrit Krasniqi në fundin e pjesës së parë.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë./IndeksOnline/