75 Mall Live Search
17:32 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / Gj. Sh

Suhareka bën goditjen e radhës, transferon sulmuesin malazez

Klubi futbollistik FC Suhareka e cila nga sezonin i ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, po vazhdon me transferime të reja.

Verdhezinjët kanë nëshkruar me sulmuesin malazez, Alden Skrijelj, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Fushë Kosovës.

Në të kaluarën, Skrijelj ka luajtur edhe për skuadrat si FK Drezga, Mladost DG, FK Jezero./IndeksOnline/