75 Mall Live Search
12:14 / E Diele, 03 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Suhareka dhe Drita luftojnë për liderin e Superligës, formacionet zyrtare

Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Suhareka – Drita, shkruan IndeksOnline.

Verdhezinjtë janë në venidn e katërt me 17 pikë, një më pak se kaltërebardhët të cilët renditen në vendin e tretë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë dhe nis nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Suhareka: Halimi, Zeka, Boshnjaku, Susuri, Krasniqi, Turkaj, Kodra, Nukic, Fetahaj, Skrijelj, Stijepovic. 

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Salifu, Zulfiji, Tusha, Bl. Krasniqi./IndeksOnline/