Suhareka e dekoruar, pamje si në mes të Evropës

Në mesin e dhjetra fëmijëve, kryetari i Suhaekës, Bali Muharremaj, ka ndezur dritat në Bredhin e Vitit të Ri në shesh, shkruan IndeksOnline.
Fëmijët me buzëqeshjen më të ëmbël në fytyrë panë nga afër zbukurimet që janë bërë për festat e fundvitit në Suharekë.
Muharremaj premtoi edhe më shumë surpriza për fëmijët, duke thënë se ata e meritojnë më së shumti të festojnë.
“Festat ua dedikoni fëmijëve. 🙏❤️
Natyrisht shumë surpriza i presin fëmijët, e sonte ishte vetëm nata e parë.✅
Secila familje ka nevojë të festoj e më së shumti e ardhmja jonë – FËMIJËT !”, shkroi ai./IndeksOnline