19:14 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Suhareka e nis me fitore, mposht Drenicën

Klubi më i ri në futbollin kosovar, FC Suhareka e ka nisur me fitore sezonin në Ligën e Parë.

Skuadra e drejtuar nga Granit Begolli mposhti në shtëpi Drenicën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar sulmuesi Mevlan Zeka, pas asistimit nga Liridon Fetahaj.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për FC Suharekën e cila ka nisur garat në Ligën e Parë pasi një grup biznismënësh nga ky qytet kanë blerë ish-klubin FC A&N, dhe i kanë ndryshuar emrin.

Kjo ndeshje hapi sezonin në Ligën e Parë të Kosovës – Grupi A, me FC Suharekën që merr fitoren e parë./IndeksOnline/