Suhareka e pret nesër kryeministrin, ka diçka të bukur për të përuruar
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të vizitoj nesër qytetin e Suharekës, ku do të marr pjesë në përurimin e Tregut ditor.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në një postim në Facebook, përcjellë Indeksonline.
Ai ka shkruar se tashmë objekti është modern dhe me kushte higjenike, duke plotësuar një nevojë jetike për qytetarët.

Më poshtë postimi i Muharremajt:
Theranda që nga nesër do ta ketë Tregun Ditor (i gjelbërt) në qendër të qytetit .
Pra, ashtu siç e ka pasur gjithmonë qyteti, në vendin që e mbajmë mend gjithmonë.
Tashmë objekti është modern dhe me kushte higjenike, duke plotësuar një nevojë jetike për qytetarët.
Nesër do ta përurojmë bashkë me Kryemenistrin Ramush Haradinaj dhe qytetarët.
Bali Muharremaj

