Suhareka e vërshuar mbrëmë nga reshjet e mëdha të shiut, pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme të mëdha në Komunën e Suharekës.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, moti i ligë bëri që shumë shtëpi të vërshohen nga shiu e shumë rrugë të dëmtohen.
Indeksonline sjell pamje nga momenti i stuhisë në disa fshatra të Suharekës. Vërshimet janë të jashtëzakonshme, dhe dëmet janë mjaft të mëdha.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i zjarrfikësve, ku janë marrë me rastin.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit, Bali Muharremaj i cili doli me një vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve.
Bexhet Kuqi u zgjodh kryesues i Komisionit, ndëra Halit Buqa, Mehmet Lezi, Driton Maliqaj e Fatos Kuqi u zgjodhën anëtarë.
Ata kanë për detyrë që të bëjnë vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare, në Komunën e Suharekës si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
“Në secilën sfidë që na paraqitet, ne jemi bashkë që ta tejkalojmë”, thotë Muharremaj./Indeksonline/