75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Suhareka jep mësim, gjobit me 100 euro një qytetar, që hodhi mbeturina…

Se Komuna e Suharekës është e vendosur të mbaj pastër ambientin kudo në territorin e saj, tregon më së miri rasti i ndodhur, kur një qytetar i papërgjegjshëm nga Bukoshi gjobitet me 100 euro për hedhjen e mbeturinave në hapësirën publike.

Kryetari Bali Muharremaj, veprimin e Drejtorisë së Inspeksionit e ka përshëndetur dhe ka shtuar se nuk do të ketë tolerime për cilin do që ndotë ambientin:

“Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit. Kjo hapësirë është pastruar para 3 ditësh, ndërkohë që personi në fjalë ka hedhur mbeturina më pas. I falënderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në terren”, ka shtuar kryetari Bali Muharremaj.