23:13 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Suhareka kërkon që të mendohet për të ardhmen e fëmijëve, apelojnë mësimdhënësit t’i kthehen mësimit

Edhe Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Suharekës përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook u ka bërë thirrje mësimdhënësve të komunës së tij që nesër t’ia rifillojnë procesit mësimor.

Muharremaj e ka përshëndetur ofertën e kryeministrit Haradinaj për rrijen e pagave, duke ritheksuar edhe një herë se secili ka të drejtë të promovojë të drejtën e tij, megjithatë në këtë fazë duhet menduar më shumë për të ardhmën e fëmijëve, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të Suharekës:

Si Komunë e Suharekës apelojmë tek mësimdhënësit, që të rifillojnë nesër procesin mësimor dhe që nxënësit të mos e humbasin mësimin.

Konsiderojmë se Qeveria në këtë moment ka reflektuar ndaj kërkesave të grevistëve, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në ngritje të pagave.

Secili ka të drejtë të kërkoj dhe të promovojë të drejtën e tij, mirëpo mendoj se në këtë fazë duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë.