Suhareka më në fund e zgjidh problemin me varrezat

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se më në fund po përfundon gjetja e zgjidhjes për lokacionin e varrezave për qytetin e Suharekës.
Muharremaj ka vënë në dukje se së bashku me Kryesuesin e Kuvendit dhe asamblistët e qytetit, e kanë vizituar në Zonën e Biraqit, ku edhe do të bëhet zbatimi i projektit.
“E falënderoj Agjencinë Pyjore të Kosovës për angazhimin dhe besoj që kjo çështje më në fund po rregullohet”, ka theksuar Muharemaj.
.