Suhareka merr më shumë se gjysmë milioni nga Granti i Performancës

Komuna e Suharekës është bërë përfituese e 519 mijë e 507 eurosh, si pjesë e Grantit të Performancës komunale për vitin 2020.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ai ka përshendetur këtë grant, duke thënë se komuna do të vazhdojë angazhimin në investimet kapitale.
“519,507 euro për Komunën e Suharekës nga Granti i Performancës për vitin 2020. Këto mjete vazhdojnë të dedikohen në investime kapitale për qytetarët. Angazhimi ynë nuk do të ndalet. Shumë më tepër do të punojmë” ka shkruar Muharremaj në facebook.
