Suhareka merr tri pikë në shtëpi, e mposht Malishevën

Skuadra e Suharekës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golat për ekipin nga Theranda i shënuan: Eneid Kodra dhe Mevlan Zeka, shkruan Indeksonline
Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi Drilon Hazrollaj në minutat e fundit.
Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit, Mirel Josas me ekipin e Suharekës.
Me këtë fitore, Suhareka shkon në kuotën e 32 pikëve në pozitën e 6-të, kurse Malisheva mbetet me 41 pikë në pozitën e 3-të./Indeksonline/