Suhareka moti e luan futbollin, dikur skuadrës i printe kryetari i komunës

Skuadra e Ballkanit po kryeson tabelën e Superligës së Kosovës dhe shumë lehtë mund të shkruaj historinë duke ngritur titullin në ‘qiell’.
Qyteti i Suharekës moti luan futbollin, dikur skuadrës i printe edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, shkruan IndeksOnline
Në një foto të vjetër, shihet Muharremaj me shokët e tij me fanella ngjyrë bardhezi. Ai mban në duar titullin (kupën) që e kishin fituar atë kohë.

Ballkani ka edhe pesë ndeshje deri në fund të këtij sezoni. Ata po kryesojnë tabelën me 67 pikë, një më shumë se skuadra e Prishtinës (66).
Ndeshjen e ardhshme, klubi nga Theranda do ta luaj kundër skuadrës që po lufton për mbijetesë, KF Drenica./IndeksOnline/