12:58 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Suhareka ndanë 100€ për të infektuarit me COVID, 200€ për familjarët që humbën të dashurit nga virusi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në FB ka thënë se sot Asambleja Komunale doli me vendim për përkrahje me mjete financiare për qytetarët e prekur nga Covid-19.

Sipas Muharremajt, personat e infektuar do të subvencionohen me 100 euro, ndërsa familjarët që humbën të dashurit si pasojë e virusit, do të marrin 200 euro.

Ky është postimi i tij:

Me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së, e poashtu edhe me perkrahjen e asambleistëve tjerë, është aprovuar vendimi për ndarjen e mjeteve, ku çdo qytetarët e prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 200€, gjithmonë duke u bazuar në listat e pacientëve në testimet PCR të IKSHPK-së, dhe ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore.

Krahas shpenzimeve dhe humbjeve, kjo natyrisht se është simbolike, mirëpo mendoj se bashkë edhe këtë sfidë mund ta përballojmë dhe bashkëndjejmë me ju.

Për formën dhe mënyrë e aplikimit, do të njoftohen me kohë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike

Të gjithë të prekurve nga Pandemia Covid 19 ju uroj shërim të plotë, ndersa familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ju shprehim ngushëllimet tona më sinqerta.

Bali Muharremaj