Suhareka po bëhet me rrugë si “tepih”, katër fshatra bëhen me rrugë moderne

Rrugët e Suharekës vazhdojnë të ndërtohen. Bali Muharremaj sot ka përurar asfaltimin e rrugës që kalon në katër fshatra.
“Asfaltimi i rrugës nga Mushtishti në drejtimin Baqevc, Sallagrazhdë, Greikoc deri në Korishë.
Ky është bashkëfinancim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Suharekës” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/