Suhareka po bëhet me shesh, Lekaj e Muharremaj nënshkruajn marrëveshjen
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar marrëveshje për përkrahje financiare për ndërtimin e sheshit të Suharekës “Brigada 123”.
“Jemi pranë secilës komunë, për të mirën e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Komuna e Suharekës në anën tjetër ka nisur edhe disa projekte madhore dhe është një nga komunat më aktive në vend duke u shquar për punën intenzive që po bëhet.