75 Mall Live Search
18:24 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / Gj. Sh

Suhareka po bëhet me stadium të ri, publikohen pamjet

Qyteti i Suharëkës po bëhet me stadium të ri.

Ky stadium do të jetë i kategorië 2, me një kapacitet prej 6518 ulëse dhe i cili plotëson standardet më të larta ndërkombëtare, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çekut, tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin. Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet.

Po ashtu janë publikuar edhe pamjet e projektit të stadiumit të ri në Qytetin e Suharekës./IndeksOnline/