Suhareka po i bën rrugët “tepih”, asfaltohet edhe një rrugë e qytetit

Asfaltimi i rrugëve në Suharekë ka qenë një nga sukseset e kësaj komune.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka sjellur sot pamjet e fillimit të asfaltimit të rrugës “Ismajl Qemajli” në Suharekë.
Muharremaj ka premtuar që në mandatin e ardhshëm si kryetar do të përfundojë të gjitha rrugët e fshatrave dhe qytetit në Suharekë duke përmbyllur komplet çështjen e rrugëve në komunën e Suharekës.