Suhareka po i ndriçon edhe fshatrat
Që nga dita e sotme banorët e fshatit Dubravë të Suharekës nuk do të kenë problem më me ndirçimin e rrugëve. Kjo pasi sonte është përuruar ndriçimi i rrugëve në këtë fshat.
Këtë e bëri të ditur, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një postimi në facebook tha se pas festës, do të punohet edhe në disa lagje të tjera të këtij fshati për ta kompletuar në tërësi ndriqimin e rrugëve në tërë fshatin.
Ja postimi i plotë:
Ndriqimi publik në fshatin Dubravë tashmë është fakt.
Me banorët sonte simbolikisht përuruam ndriqimi e rrugëve, kërkesë e banorëve e cila ka qenë tash e sa kohë.
Pas festës, do të punohet edhe në Lagjen e “Krasniqëve” dhe disa lagje tjera, për ta kompletuar në tërësi ndriqimin e rrugëve në tërë fshatin.
Urime !

