19:10 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Suhareka, qyteti i parë që mendon sigurinë rrugore të fëmijëve dhe biçiklistëve

Suhareka është qyteti i vetëm dhe i pari në Kosovë që ka menduar për sigurinë e nxënësve në komunikacion.

Nga sot ky qytet është bërë me shenja (sinjalizime) në të gjitha hapësirat ku gjenden shkollat, por edhe për biçiklistët.

Është kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ai i cili këtë lajm të mirë e ka ndarë me miqtë dhe bashkëvendësit e tij në llogarinë Facebook, përcjellë Indeksonline.

“Siguria në komunikacion sidomos në hapsirat ku frekuentohen nga nxënësit dhe biçiklistët, duhet të kërkoj angazhim të disa institucioneve.
Bashkë duhet të punojmë ta realizojmë atë që e kemi parë në qytete europiane.

Me vullnet dhe punë nuk na mungojnë sukseset”, ka shkruar Muharremaj./Indeksonline/