75 Mall Live Search
14:36 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / Gj. Sh

Suhareka synon kreun e tabelës, Feronikeli ’74 pikët e para, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen dy ndeshje të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, skuadra e cila është inkuadruar për herë të parë në Superligë, FC Suhareka do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74, shkruan IndeksOnline.

Suhareka e ka nisur shumë mirë sezonin, ku nga katër ndeshje ka regjistruar tre fitore e një barazim, dhe renditet në vendin e tretë me 10 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, Prishtina dhe Malisheva.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 është në kërkim të pikëve të para, pasi deri më tani ka pesë humbje.

Formacionet zyratre:

Suhareka: Ozdogan; Zeka, Memolla, Boshnjaku, Krasniqi, Berisha, Ismaili, Kodra, Nukic, Fetahaj, Stijepovic.

Feronikeli ’74: Prince; Shabani, Musa, Halili, Hyseni, Morina, Ioannidis, Janku, Gjinollari, Karagounis, Zekolli./IndeksOnline/