75 Mall Live Search
14:20 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Suhareka vendosë sërish për pastrimin e të gjitha rrugëve

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se në fshatra të kësaj komunë po bëhet sërish dezinfektimi i rrugëve.

Muharremaj ka thënë se në Bllacë  kanë qenë nga afër për të parë ecurinë e këtij pastrimi dhe ka shtuar se kjo do të ndodh edhe në fshatrat e tjerë.

Ai iu ka bërë apel qytetarëve të Suharekës që të respektojnë rregullat, si e vetmja mënyrë për t’iu ndihmuar në këtë situatë të pandemisë.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e tij: