08:43 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Suharekasi nga pakujdesia gjatë vozitjes me traktor lëndon tre fëmijë

Një person në fshatin Semetisht të Suharekës derisa ishte duke vozitur traktorin ka lënduar tre fëmijë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pa kujdesia ka lënduar tre fëmijë meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, shkruan Indeksonline.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.