75 Mall Live Search
09:07 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / MSH

Suharekë, aksidenti i trafikut përfundon me fatalitet

Në aksin Suharekë-Duhël, mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave.

Si pasojë e këtij aksidenti, një nga shoferët ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Dy shoferët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, bën me dije policia.

“Njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.