09:32 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Suharekë: Derisa ishte në aheng, hajnat i vjedhin laptop, telefona, armë e para të gatshme

Një person në Suharekë ka njoftuar Policinë se gjersa ishte në një aheng familjar, persona të panjohur i janë future në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në ora 23:55, ku persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendësinë e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një laptop, dy telefona, 100 euro para të gatshme, armë dhe fishekë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte në një aheng familjar person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një laptop te tipit Acer , dy telefona samsung, 100 euro para të gatshme , një armë të gjatë (me leje) dhe shtatë fishekë të cal.7.9 mm”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./Indeksonline/