75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Suharekë, një person ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij, i bëri për spital

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka raportuar edhe për dhunë familjare.

Në Suharekë është arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij, të mitur, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, fëmijët kanë marrë trjatim mjekësor.

“DHUNË FAMILJARE

Suharekë 15.12.2020 – 00:40. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij të mitur. Fëmijët kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/