Suharekë: Vajza mori veturën dhe doli nga shtëpia, babai e raporton të zhdukur

Policia e Kosovës është njoftuar për një femër të zhdukur në Suharekë.
Një person ka raportuar në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia me veturë dhe nuk është kthyer më.
“PERSON I ZHDUKUR
Suharekë 19.04.2021-20:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij, viktima feme kosovare ka dalë nga shtëpia me veturë dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./IndeksOnline/