21:32 / E Martë, 17 Gusht 2021 / OSH

Suharekë/ Zjarri përfshin zonën e vreshtave, dyshohet se u shkaktua nga faktori njeri

Zjarri i madh që ka shpërthyer rreth orës 15:00 mes fshatrave Sopijë dhe Bukosh të Suharekës, saktësisht në zonën e vreshtave, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e kësaj janë djegur disa hectarë me vreshta, ku rreziku u është kanosur edhe shtëpive pranë.

Me gjithë përpjekjet e mëdha të zjarrëfikësve zjarri ende nuk është shuar pasiqë erërat në orët e vona e kanë vështirësuar punën në terren.

Sipas burimeve të IndeksOnline dyshohet se zjarri u shkaktuar qëllimshëm nga një person i cili ua kishte vënë flakën sërrnishtave në arë të tij.

Kësisoj, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe flakët kanë përfshirë dhjetra hektarë tokë.

Zjarrëfikësit edhe në këto orë të vona gjenden në terren duke u munduar që ta shuajnë zjarrin./IndeksOnline/