75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 12 Maj 2025 / mp

Sukses i jashtëzakonshëm: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në një ndër universitetet më prestigjioze në Zvicër

Studentja e dalluar nga Prishtina, Anjeza Maqani, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm akademik, duke u diplomuar me rezultate të larta në Universitetin WEBSTER në Gjenevë, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Zvicër.

Anjeza ka përfunduar me sukses dy drejtime studimi dhe ka marrë dy tituj akademikë: • Bachelor of Science in Business Administration • Bachelor of Arts in Business Management

Universiteti Webster Geneva, i themeluar në vitin 1978, përfaqëson një model unik të arsimit amerikan në zemër të Evropës, duke kombinuar qasjen ndërdisiplinare dhe globale me cilësinë dhe standardin e lartë që ofron Zvicra si një nga vendet më të përparuara në arsim.