Sukses i madh, Lidhja e Prishtinës siguron katër ulëse në Kuvendin Komunal të kryeqytetit

Lidhja për Prishtinën ka arritur të sigurojë katër ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Gent Begolli, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i tij i plotë:
Shumëkush ka thënë se është e pamundur të themelohet Lidhja e Prishtinës dhe të garohet me sukses në kaq pak kohë. Por ja që bashkë ia dolëm!
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lidhja e Prishtinës fitoi 4 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës, një arritje e jashtëzakonshme për një lëvizje të re qytetare që u ngrit nga dashuria për qytetin tonë.
Na priftë e mbara për rrugëtimin që na pret!