75 Mall Live Search
21:05 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / AR

Sukses i papritur! Dokumentari ‘Melania’ kap 7 milionë dollarë

Dokumentari i Zonjës së Parë, “Melania”, grumbulloi 7.04 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke shënuar fitimin më të madhe për një film në dhjetë vitet e fundit, sipas Deadline.

Ky debutim tejkaloi rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga filmi i vitit 2023, “After Death”, i cili kishte hapur me 5 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Fitorja është edhe më e rëndësishme duke marrë parasysh se parashikimet fillestare ishin më modeste, disa analiza prisnin që filmi të fitonte midis 3 dhe 5 milionë dollarëve, ndërsa disa parashikime ishin edhe më të ulëta.

“Melania” pati premierën të enjten në Qendrën Kennedy, përpara publikimit në kinema të premten.

Filmi mbështetet nga një marrëveshje e raportuar prej 40 milionë dollarësh me Amazon MGM Studios, dhe një fushatë marketingu prej 35 milionë dollarësh.

Dokumentari ofron pamje të përzgjedhura nga jeta e Melanias në javët përpara inaugurimit të dytë të Presidentit Donald Trump në janar 2025.

Filmi shënon kthimin e regjisorit Brett Ratner në ekranin e madh, pas disa viteve largimit nga Hollywood-i pas disa akuzave për ngacmime seksuale gjatë lëvizjes #MeToo./Indeksonline/

Celebs Attend 'Melania' Premiere