Sukses ndërkombëtar: UBT-ja akreditohet nga British Accreditation Council
UBT-ja është akredituar nga British Accreditation Council për një periudhë katërvjeçare, duke konfirmuar se institucioni ynë përmbush standardet e larta britanike dhe ato evropiane të cilësisë në arsim.
British Accreditation Council është një nga institucionet më të njohura ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsim, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky institucion vlerëson dhe akrediton organizata arsimore në mbarë botën për të siguruar që ato ofrojnë arsim cilësor, menaxhim institucional të qëndrueshëm dhe standarde të larta akademike në përputhje me praktikat më të mira britanike dhe ndërkombëtare.
Procesi i akreditimit nga British Accreditation Council është i detajuar dhe shumë rigoroz.
Gjatë këtij procesi janë analizuar në mënyrë të thelluar programet tona akademike, cilësia e mësimdhënies, infrastruktura, menaxhimi institucional, shërbimet për studentët dhe angazhimi ynë për përmirësim të vazhdueshëm.
Rezultati i këtij procesi është një arritje historike: UBT-ja bëhet institucioni i parë dhe i vetëm në Kosovë dhe në rajon që merr këtë akreditim prestigjioz nga British Accreditation Council./Indeksonline/

